/2L ONLINE/ – Vendosën penalltitë. KF Gjilani rikthehet në superligë. Skuadra gjilanase në takimin që pati sot me Vëllaznimin e Gjakovës në takimin e barazhit, përgjatë 90 minutave dhe lojës shtesë luajti baras, por me penallti ishin më të saktë lojtarët e KF Gjilanit dhe bënë që kjo skuadër, pas tri viteve në Ligën e Parë, t’i rikthehet elitës së futbollit të Kosovës për edicionin 2015/2016.
Pas ekzekutimit të penalltive Gjilani – Vllaznimi 4:3. Në fakt, Ilir Syla dhe Lorik Rudi ishin lojtarët e skuadrës gjakovare që dështuan nga njëmbëdhjetëmetërshi derisa gjilanasit ishin të gjithë të saktë. Shënuan Lirian Ferati, Labinot Jetullahu, Besart Morina dhe Arbër Shala.
Kështu Gjilanit, që këto ditë po organizon aktivitete të ndryshme sportive kulturore për nderë të ditës së çlirimit iu shtua edhe një festë, ajo e rikthimit në Superligë dhe këtë më së miri do të dinë ta kremtojnë mbështetësit e skuadrës gjilanase “Skifterat’, por edhe qytetarët gjilanas adhurues së lojës së futbollit. /2L ONLINE/