SC Gjilani ka fituar miqësoren ndërkombëtare përballë ekipit zvicerian Schaffhausen (2-0). Gjilanasit realizuan qysh në minutën e parë të lojës përmes mbrojtësit brazilian, Jackson Ferreira.
Gerhard Progni në minutën e 18-të të ndeshjes e dyfishoi rezultatin për “kuqebardhët”.
Një numër i konsiderueshëm i tifozëve “Skifterat”, kishin udhëtuar drejt qytetit të Schaffhausenit për të qenë sa më afër klubit të tyre të zemrës.