DYLON

KF. Drita zgjedh në krye të bordit Besim Ismailin

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Klubi i futbollit KF. Drita nga Gjilani sot ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor, ku kanë zgjedhur strukturat për menaxhmin dhe organizimin e klubit. Numri i të pranishmëve në këtë Kuvend ishte afër 40, kontribuues të kamotshëm, donatorë dhe përfaqësues të tifozëve të cilët pas zgjedhjes së anëtarëve të bordit e propozuan që për Kryetar të bordit të jetë Besim Ismaili dhe nënkryetar Islam Rashiti, për t’u zgjedhur pa asnjë vote kundër.

Besim ismaili ka bërë të ditur me këtë rast se pas zgjedhjes se bordit u propozua që për kryetar të klubit dhe nënkryetar të jenë Ramadan Bunjaku dhe Selver Xhelili , të cilët u zgjodhën pa asnjë vote kundër, kurse në ditët në vijim do të zgjidhet edhe kryesia e klubit në konsultim me bordin.

EkoHigjiena

Struktura e re ka premtuar angazhim maksimal, gjë që nuk ka munguar as viteve që lame pas.

“Prioriteti yne do të jetë organizimi sa më i mire i shkollës së futbollit, bashkëpunimet me skuadrat nga rajoni, transparenca dhe organizmin i klubit që në kampionatin e ardhshëm të jemi sa më kompakt dhe të shkojmë drejt suksesit”, ka thënë Besim Ismaili. /2L ONLINE/