(2L ONLINE) – Klubi futbollistik Drita nga Gjilani njofton se Islam Rashiti ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e nënkryetarit të bordit të klubit. Ai i ka ofruar dorëheqjen Kryetarit të bordit Besim Ismaili dhe njoftoi se arsyeja e dorëheqjes ka qenë, bojkoti i lojtarëve, kryesia e klubit që nuk po i mban premtimet ndaj lojtarëve dhe së fundi pakënaqësia me disa lojtarë të papërgjegjshëm që po iniciojnë bojkote, por se sipas tij, me dy rroga mungesë nuk munden të gjuajnë përgjegjësit tek pagat, që nuk po ka sukses klubi.
“Ju ka paralajmëruar Kryetari i klubit Selver Xhelili se të gjitha pagat do t’i merrni dhe ai i ka marrë që të gjitha përgjegjësit është duke u punuar në atë drejtim, e ju jeni dëshmitarë për këtë premtim. Por sido që të jetë disa lojtarë vendës e treguan fytyrën dhe dashurinë që kanë ndaj klubit duke mos mundur të manipuloni më me tifozët kinse ne e duam klubin, po shihet qartë kush e do klubin?! Duke parë gjendjen e futbollit Kosovar në shumë klube ka vështirësi financiare, ka që nuk kanë marrë paga deri në 9 muaj, mirëpo ata e duan me të vërtetë klubin me zemër dhe për atë e mbajnë në majat e tabelës së superligës”, k thënë Rashiti.
Sipas tij, qysh në fillim kur pranoi pozitën e UD.të Kryetarit të klubit, kishte telashe, por prej atij momenti sa ishte duke udhëhequr, asnjë cent nuk ju mungoi lojtarëve dhe klubit, gjë që ishin shumë të kënaqur.
“Lojtarë të nderuar, ishit në panik se po ecte mire Drita, mos po bëjmë përforcime të mëdha dhe kishit frikë nga konkurrenca, por sido që të jetë ne ju besuam kualitetit të juaj dhe ju kemi dhënë hapësirë juve dhe për atë arsye erdha dje në zhveshtore duke menduar se keni pak respekt, duke kujtuar se kaluat mire me mua dhe të vazhdojmë për këto dy ndeshje që kanë mbetur. Kaq kishte, kurse ju e keqpërdorët hapësirën dhe nuk më respektuat mua, klubin, tifozët dhe unë nuk merrem më me lojtarë të tillë që në kohët më të vështira i shikoni interesat personale e jo se ku gjendemi në tabelë apo të nxjerrim maksimumin në këto dy ndeshje që na kanë mbetur”, tha Rashiti.
Ai tha se i uron KF Dritës suksese dhe përsëri do të jetë përkrah saj, nga tribunat dhe shpreson shumë në qëndrimin e Kryetarit të bordit Besim Ismaili që ka paralajmëruar reforma totale në klub pas përfundimit të sezonit.
“Besoj shumë në Kryetarin Ismaili që unë atë e quaj njeri i hekurt, është person që ka përcjell disa Kryetar dhe kryesi që kanë menduar vetëm të jenë emër në klub, vetëm a ka të interesuar të kontribuojnë, ai gjithë hapësirën e KF.Dritës ja liron, vetëm dhe vetëm që klubi të ecë përpara, por nuk lejon parregullësi. Ismaili ka kontaktuar disa persona që po dërgojnë fjalë përmes tifozëve ja ka ofruar gjithë hapësirë, shkurt e shqip gjitha kompetencat, vetëm që t’i afrohen klubit, e mos të manipulojnë me njerëz kinse na bëjmë diç më mire për klubin, por si duket janë vetëm fjalë që i shërbejnë dikujt”, tha Rashiti.
Përndryshe, struktura e klubit dhe stafi teknik vlerëson veprim të ngutur bojkotin nga ana e lojtarëve, vlerëson se nën udhëheqjen e Islam Rashitit si Ud.i Kryetarit, ka kryer të gjitha obligimet ndaj klubit, me kontrollime mjekësore, marrjen e librezave të disa lojtarëve që i kanë patur në FFK, pagat e futbollistëve, që të gjitha obligimet dhe mos të harrohet se janë arrit 7 pikë në katër ndeshje do të thotë 60% e pikëve të tubuara prej sa ka tani.
“Qysh prej fillimit të sezonit vjeshtor e deri më tani 2 xhiro para fundit të sezonit, periudha sa ka udhëhequr z.Rashiti ishte më shumë se stabile. Në fillim e mori në bojkot, e stabilizoj më shumë se mire triumfuam në turneun tradicional, gjë për ndokënd nuk është e rëndësishme, por ishte hera e parë që e ndalëm trofeun e Presidentit Selami Osmani dhe për 4 ndeshje me 7 pikë e liroi pozitën e Ud-së Kryetarit, kurse tani 2 xhiro para fundit i kemi vetëm 13 pikë dhe prapë në lojtarët të pakënaqur me paga nga kryesia e tanishme”. /2L ONLINE/