DYLON

KF Drita mirëpret delegacionin nga Sivasspor

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Klubi turk, Sivasspor duket të jetë shumë e interesuar për klubet dhe futbollistët kosovar. Pas binjakëzimit me klubin e FC Prishtina, përfaqësues të këtij klubi kanë vizituar një tjetër skuadër me traditë në vendin tonë FC Dritën. Aty u pritën nga kryetari i bordit të klubit gjilanas, Besim Ismali.

Vazhdon bashkëpunimi gjigantit turk Sivasspor me klubet kosovare. Përfaqësueses të klubit kanë vizituar Klubin e Futbollit ‘’Drita’’ me ç’rast edhe kanë vënë hapat e para të bashkëpunimit. Me lejen e presidentit Husein Kaptan, menaxheri dhe përfaqësuesi i sponsorit kryesor të klubit Kaptanlar Grup, Mehmet Yarar ka qëndruar në një vizitë disa ditore në Gjilan. Qëllimi dhe arsyeja kryesore e vizitës së Yarar ishte njoftimi me Klubin e Futbollit ‘’Drita’’ dhe sportistët në përgjithësi.

EkoHigjiena

Para fillimit të ndeshjes Yarar kishte sjellë disa fanela dhe veshmbathje sportive ndërkohë që premtoi se fryma e bashkëpunimit të tij me klubin gjilanas do të vazhdoj edhe më tej.

“Jam këtu në emër të kryetarit të klubit Husein Kaptan. Jemi të interesuar që si grup ti ndihmojmë Kosovës dhe sportit këtu në përgjithësi, ky është misioni dhe qëllimi ynë. Kam kujtime të mira nga Kosova sepse kam qëndruar këtu në vitin 2002 dhe më pëlqen shumë ky vend. Kjo vizitë e imja këtu dhe kjo ndihmesë sado e vogël pritet të jetë themel i bashkëpunimit ndërmjet Klubit Futbollistik “Drita” dhe Sivassporit”, u shpreh Yarar për ‘’2L ONLINE’’

I pyetur për një miqësore të mundur ndërmjet këtyre dy klube Yarar u shpreh mjaft opistimist.

‘’Ne kemi kaluar mirë dhe jemi ndarë shumë të kënaqur edhe më herët me FC Prishtinën. Ne do punojmë që të organizojmë sërish një ndeshje miqësore qoftë këtu në Kosovë apo qoftë në Turqi. Ne nuk do të ndalemi me kaq. Në emër të presidentit të klubit i cili shumë shpejt do të vije në Gjilan, unë ju falënderoj për mikpritjen e sidomos z.Besim Ismaili i cili kanë vënë hapat e para të këtij bashkëpunimi”.

Ismaili pret bashkëpunim edhe më të gjerë

Vizita e përfaqësuesve të klubit turk është mirëpritur nga zyrtaret e klubit gjilanas. Atyre iu bëri konak, kryetari i bordit Besim Ismaili i cili e sheh mjaft pozitive këtë vizitë dhe shprehet optimist për bashkëpunimin e mëtutjeshëm.

‘’Ndjemi të privilegjuar me vizitën e përfaqësuesit të gjigantit turk Sivassport. Jam mirënjohës për vizitën dhe ndihmën e menaxherit Mehmet Yarar sado solide që mund të jetë. Por ne jemi të kontakte të vazhdueshme me ta dhe presim ta thellojmë edhe më tej bashkëpunimin’’, u shpreh Ismali.

Optimist për një miqësore të mundshme dhe ardhjen e sërishme të yllit botëror Roberto Carlos në Kosovë, u shpreh edhe Ismaili.

‘’Së shpejti pritet të vijë në vizitë edhe vetë kryetari i klubit, Husein Kaptan. Ne do të thellojmë edhe më tej bashkëpunimin, ndërkohë pse jo edhe të zhvillojmë ndonjë miqësore dhe t’iu ofrojmë sërish futbolldashësve kosovar e atyre gjilanas që sërish të shohin yjet si Roberto Carlos e Cicinho’’.

Drita e fitoi sfidën ndaj Drenicës me shifrat 4:0, me fanela të sponsorizuara nga kompania e njohur‘’Marka’’, donacion nga përfaqësuesi i klubit turk, Mehmet Yarar.

Drilon Sylejmani/2L ONLINE/