KF Drita kalon në gara kualifikuese të Ligës së Kampionëve

KF Drita kalon në gara kualifikuese të Ligës së Kampionëve

KF Drita nga Gjilani ka përmbyllur me sukses garën paraeliminatore dhe është kualifikuar në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, pasi në finale të kësaj faze parakualifikuese, mundi ekipin nga Gjibraltari, Lincoln Red Imps.

Takimi në kohën e rregullt u përmbyll me rezultat të barabartë 1 me 1. Ndërsa rezultati final i këtij takimi erdhi pas vazhdimeve, e që ishte ishte 4 me 1 për Dritën. Golat i shënuan: Leci minuta 1’ dhe 108′, Shabani minuta 120′ dhe Neziraj minuta 120+ për KF Drita dhe  Corral 61’ për Lincoln Red Imps.

Përndryshe, bardhekaltrit në takimin e parë kishin mposhtur kampionin e Andorrës, FC Santa Coloma dhe sonte edhe kamponin e Gjilbertarit, Lincoln Red Imps, e tani i pret përballja me skuadrën suedeze, Malmo, në kuadër të rrethit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

KOMENTE