Kf. Dardana ka prezentuar dy prurjet e reja, të cilet i ka transferuar në diten e fundit të afatit kalimtar.
Dardana ka transferuar qendërmbrojtësin, Ardian Hoti, i cili së fundmi ishte pjesë e Kf Llapit. Bëhet fjalë për njerin ndër qendërmbrojtësit më të mirë në ligë, i cili ka përvojë të madhe në futbollin kosovar.
Hoti më herët ishte pjesë e Prishtinës, Besëlidhjes, Kek-ut dhe 2 Korrikut.
Ditë më parë te Kf.Dardana u prezentua edhe Ardian Musliu.