Kf. Dardana do të takohet në një ndeshje tjetër miqësore sërish me një klub të Superligës.
Dueli ndërmjet Dardanës dhe Flamurtarit do të zhvillohet të enjten më 18 Korrik me fillim nga ora 17:00 në stadiumin “Agush Isufi” në Dardanë.
Por, duket se ka vendosur një standard të ri në futbollin kosovar, teksa edhe ndeshjet miqësore po i organizon me pagesë. Çmimi për ta ndjekur këtë ndeshje nga afër do të jetë nje euro.
Të hënën më 15 Korrik, “dardanët” zhvilluan miqësoren e parë këtë edicion me Dritën në stadiumin “Agush Isufi”, teksa bileta për ta ndjekur këtë ndeshje kushtoi dy euro.