/2L ONLINE/ – Futbollistët e Bashkimit të Gjilanit në një teren mjaftë të vështirë arritën fitoren e parë miqësore parasezonale kundër Kikës në Hogosht. Fitorja është arritur pas një angazhimi më të madh qysh në pjesën e parë, ku edhe janë shënuar 5 gola.
Loja pa ngarkesë e dy skuadrave ka mundësuar lojë të hapur dhe të bukur për shikuesit, ku qysh në start të ndeshjes vendasit (Kika) kaluan në epërsi pas një gabimi në mbrojte të Bashkimit për rezultatin 1:0.
Gjërat ndryshuan dhe Bashkimi filloj ta marrë veten qysh në pjesën e parë duke barazuar rezultatin përmes Valon Abdullahut i cili u shërbye mjaftë mirë nga Adrian Selimi për rezulatin 1:1.
Pak minuta lojë kaluan dhe Bashkimi shënon përsëri me anë të Antian Jakupit i cili nga afro 60 metra gjuan dhe shënon për 1:2.
Eurogol shënoi edhe Adrian Selimi I cili nga 20 metra e la të shtangur portierin vendës, për rezultatin 1:3.
Epërsinë e Bashkimit e ngushtoi numri 7 i Kikës për rezultatin 2:3 dhe kur u mendua që Kika po rikthehet në lojë përsëri në skenë doli Valon Abdullahu I cili shënoi për rezultatin 2:4 dhe po i njëjti pak para mbylljes se takimit shënoi Hat-trick për rezultatin përfundimtar 2:5
Kështu Bashkimi me mjaft sukses arriti ta korrë fitoren e pare miqësore pas “riaktivizimit” të klubit që duket se e kanë marrë mjaftë me seriozitet këtë sezonë dhe ambiciet për ngjitjen e klubit në rangje më të larta nuk po mungojnë. /2L ONLINE/