Kf. Gjilani ka humbur me rezultat 1 me 0 në ndeshjen testuese kundër Kf. Ballkanit, ndeshje zhvilluar në Suharekë.
Kf.Ballkani që udhëhiqet nga trajneri, Ismet Munishi, po del ‘arrë e fortë’ për skuadrat kosovare në ndeshjet miqësore, pasi është i pamposhtur në ndeshjet kontrolluese.
Në Therandë, Gjilani pati disa mundësi të mira shënimi edhe për kundër rasteve dhe lojës së mirë, futbollistët kuq e bardh nuk arritën të realizojnë gol.
Ndërsa, Ballkani golin e fitores e realizoi në pjesën e dytë të takimit.
Gjilani udhëtoi me futbollistët e rinj, ndërsa mungesa e vetme në këtë ndeshje ishte Bedri Greca.
Gjilani ndodhet në vulgun e përgaditjeve, kurse ndeshjen e radhës kontrolluese do ta zhvilloj këtë të diele kundër Renovës në Mavrovë, vend ku do t’i vazhdoj përgaditjet parasezonale.