DYLON

Këtu e tridhjetë vite më parë, nisi rrugëtimin revista letrare – kulturore, “Agmia”

Këtu e tridhjetë vite më parë, nisi rrugëtimin revista letrare – kulturore, “Agmia”
Avatar photo Redaksia

/Nga: Sabit Rrustemi/

EkoHigjiena

Këtu e tridhjetë vite më parë, nisi rrugëtimin revista letrare – kulturore, “Agmia” dhe atë, pikërisht në 10 vjetorin e rënies heroike të Rexhep Malës e Nuhi Berishës, tash, që të dy, heronj të Kosovës.

Atë kohë, rrethanat e shënimit të atij përvjetori ishin ndryshe nga ky Dyzetvjetor flijimi i këtyre dy heronjve, për lirinë e Kosovës.

Ishte edicioni i tretë e Manifestimit kombëtar të kulturës, “Flaka e Janarit”, që ua përkushtoi një tribunë përkujtimore ku, referuan, Ahmet isufi, Hydajet Hyseni, Basri Musmurati, Xhelil Pajaziti dhe Enver Topalli.

Kjo tribunë e mbajtur, natyrisht u përcoll thuaja e plotë, në numrin e parë të revistës letrare AGMIA, nën titullin e përbashkët, “Dy jetëra në një ideal”, të cilin e udhëhoqa po dhe e përgatita për botim.

Do theksuar, meqë në dyzetvjetorin e rënies së këtyre dy heronjve, revista letrare – kulturore AGMIA shënon tridhjetë-vjetorin  e saj, se për numrin i parë të kësaj reviste u përkujdes shkrimtari ynë i shquar, Beqir Musliu, i cili shkroi dhe editorialin, ndërsa dizajnin dhe realizimin kompjuterik e bëri, poashtu një shkrimtar i njohur yni, tashmë i ndjerë,Abdullah Konushevci, kurse ballinën e punoi ( atë që e ka dhe sot në numrin e saj të 41-të), piktori preshevar, Ismet Jonuzi .


Numri i parë i kësaj reviste, përpos krijimeve të shpërblyera të konkursit anonim letrar, Flaka e Janarit” 1994, solli dhe një informacion të thutë për nismën e këtij Manifestimi, dy vite më parë, nën titullin, “Udha e një manifestimi”, një shkrim në formë reportazhi për edicionin e tretë nga poeti Avdush Canaj, me titull, “Martirët nuk vdesin’, pastaj një informacion të plotë për krijimet e konkursit anonim letrar si dhe Orën e madhe letrare , nga gazetari Hasan Bunjaku, nën titullin, “Tregimet mbi nivelin e poezive”, ku fitues të vendeve të para ishin, Ramadan Mehmeti, poezia e të cilit, “Kosovë i thonë Gjilan”, që u lexua në Orën e madhe letrare, u shpall më e mira, ndërsa fitues i konkursit anonim letrar për tregim ishte Xhemail Halili ( tash Xhemë Karadaku) , i cili zuri vendin e parë, Naser Zymberi, vendin e dytë dhe, Iljaz Prokshi, vendin e tretë.

Për poezi, u patën ndarë dy vende të treta si dhe një sosh u përzgjodhën për botim në këtë numër të kësaj reviste, e cila mbeti deri në ditët e sotshme, përcjellësja më besnike e këtij Manifestimi.

Numri i parë i kësaj reviste u përmbyll me tri kronika kulturore nga Manifestimi, përkatësisht, me një shkrim për pjesët skeneike nga Hasan Bunjaku, një për pjesën e artit pamor nga tashmë i ndjeri, Demir Behluli si dhe dhe një kronikë kulturore për pjesën muzikore nga Izet Kallaba.

Në përgatitjen e numrit të parë të revistës AGMIA, e cila atë kohë e botoi Shoqata e Pavarur Kulturore dhe Forumi i Rinisë i LDK – Dega në Gjilan, ndihmuan edhe Hasan Bunjaku, Miradije Ramiqi, Nevzat isufi, Ramadan Mehmeti, Shefik Shkodra e Avdush Canaj.

Numri i parë i revistës AGMIA u pat shtypur në shtypshkronjën e asaj kohe EUROGRAPHIG të Prishtinës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.