DYLON

Këto janë vendimet zyrtare nga UEFA: Ja kur do të zhvillohen të gjitha kompeticionet

Këto janë vendimet zyrtare nga UEFA: Ja kur do të zhvillohen të gjitha kompeticionet
Avatar photo Elife Sherifi

Nëpërmjet videolidhjes UEFA ka zhvilluar një mbledhje emergjente me 55 Federatat anëtare, anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s dhe përfaqësuesit e futbollit evropian në Këshillin e FIFA-s.

Në këtë mbledhje nepërmejt videolidhjes, presidenti i Konfederatës Evropiane, Aleksandër Çeferin ka bërë disa propozime që janë miratuar njëzëri nga Federatat anëtare të UEFA-s, prandaj kanë dal këto vendime si mëposhtë:

Kampionati Evropian i paraparë të zhvillohet këtë vit është shtyrë për 1 vit dhe do të zhvillohet nga 11 qershori deri me 11 korrik të vitit 2021.

EkoHigjiena

Ndeshjet e play-off për kualifikim për Kampionatin Evropian të parapara të zhvillohën në fund të marsit 2020, janë shtyer për qershor 2020. Detajet tjera do të jepen nga grupi punues i UEFA-s.

Ligat kombëtare dhe garat evropiane për klube të përfundojnë deri më 30 qershor 2020, kur është finalja e Ligës së Kampionëve. Për ligat e ranguara nga pozicioni 48-55 ku bënë pjesë edhe Kosova, afati për të përfunduar ligën është 21 qershor.

Të bëhen shtyrje në procesin e licensimit të klubeve për garat evropiane. (Detajet do të konfirmohën nga grupi punues i UEFA-s).

Poashtu është vendosur që të shtyhen edhe garat e femrave dhe kategorive të reja, kurse detajet do të pasojnë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.