DYLON

Këto janë partitë nënshkruese për listën “Alternativa Demokratike Shqiptare –Lugina e Bashkuar”

Këto janë partitë nënshkruese për listën “Alternativa Demokratike Shqiptare –Lugina e Bashkuar”
Avatar photo Redaksia

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, priti në një takim në Tiranë, disa përfaqësues politik nga Bujanoci dhe Presheva.

Ai përmes një postimi në facebook është shrehur se krerët e partive politike të Luginës së Preshevës kanë vendosur të bashkohen në një listë të vetme në zgjedhjet parlamentare, shkruan Titulli.com.

“Ky bashkim do t’i shërbejë jo vetëm fuqizimit të Luginës së Preshevës, por edhe rritjes së frymëzimit kombëtar të shqiptarëve në përgjithësi. Partitë nënshkruese të kesaj marrëveshje sot kanë dhënë shembullin më të vyer të tejkalimit të dallimeve të brendshme në funksion të Luginës së Preshevës dhe interesave kombëtare në përgjithësi”, shkroi Cakaj.

EkoHigjiena

Në fotografi së bashku me Cakajn shihen përfaqësues te tre partive politike PVD, APN, LPD dhe grupi qytetarë LR-PDSH ndërsa gjithashtu vlen të theksohet se në këtë ceremoni të nënshkrimit munguan 2 parti tjera shqiptare Partia Demokratike dhe Partia Demokratike Shqiptare .

BURIMI: Titulli.com

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.