DYLON

Këtë të shtune shënohet 70 vjetori i lindjes së shkrimtarit Zejnullah Halili

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Nën organizimin e Ars Clubit “Beqir Musliu”, kësaj të shtune, më 7 nëntor 2015, në kuadër të edicionit të gjashtë të Manifestimit “Vjeshta letrare e Gjilanit”, shënohet 70 vjetori i lindjes së shkrimtarit të shquar të letërsisë për fëmijë, Zejnullah Halilit, i cili ndërroi jetë më 24 shkurt 2004 në Prishtinë dhe u varros në vendlindjen e tij, në Kokaj të Karadakut.

Sabit Rrustemi drejtues i Ars Clubit “Beqir Musliu”, ka bër ëtë ditur se në ish Sallën e KK të Gjilanit ku do të mbahet ky takim letrar, i cili fillon në ora 12:00, për krijimtarinë letrare të këtij shkrimtari do të flasin prof. Dr. Xhevat Syla, kritiku letrar Prend Buzhala si dhe shkrimtari Ibrahim Kadriu, ndërsa poezi nga krijimtaria e tij do të deklamojnë nxënësit e shkollës së mesme të ulët, “Thimi Mitko”.

EkoHigjiena

Paraprakisht, në ditën e tij të lindjes, me 5 nëntor 2015, ora 12:00, në varrin e tij fshatin Kokaj, do të bëhen homazhe si dhe do të vendosen lule. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.