DYLON

Këtë të shtune përurohet proza dokumentare e Hasan Bunjakut

Këtë të shtune përurohet proza dokumentare e Hasan Bunjakut
Avatar photo Redaksia

Kësaj të shtuneje, më 28 tetor 2023, në Bibliotekën e Qytetit  në Gjilan

PËRUROHET PROZA DOKUMENTARE E HASAN BUNJAKUT

EkoHigjiena

“NJË GJAKIM I PAFAT”

Në kuadrin e veprimtarive letrare të edicionit të 14-të të Manifestimit tashmë tradicional, “Vjeshta letrare e Gjilanit”, që organizohet nga Ars Clubi “Beqir Musliu” si dhe Biblioteka “Fan S.Noli”, kësaj të shtuneje, më 28 tetor 2023, ora 12: 00, përurohet proza dokemntare e doajenit të gazetarisë anamoravase si dhe veteranit të veprimtarive kulturore në këtë pjesë të Kosovës, Hasan Bunjakut.

Libri i parë i këtij personaliteti të kulturës dhe publicistikës gjilanase, “Një gjakim i padat”, që mund të cilësihet edhe si roman dokumentar, është botuar kohë më parë nga Shtëpia botuese “Beqir Musliu” dhe, është mirëpritur mirë nga lexuesi dhe vizitorët e Panairit të Librit , gjatë qershorit të këtij viti, mbajtur në Prishtinë, po edhe nga njohës të letërsisë, si akademik Mehmet Halimi, Mehmetali Rexhepi e Dan Ibrahimi, të cilët edhe do jenë pjesë referuese në këtë akt solemn përurimi.

Përurimin do ta drejtojë poetja e re gjilanase, Kaltrinë Berisha, ndërsa fragmente nga libri do të lexojë, artistja e skenës letrare gjilanase, Elenenë Hajdari.

Krijuesit letrarë si dhe artdashësit janë të mirëpritur në këtë ngjarje të rëndëssishme letrare.

Kurt Rexha

/Ars Clubi “Beqir Musliu” Gjilan/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.