Këtë javë: Reshje të vogla shiu e bore
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës edhe kjo javë do të jetë mot i përafërt me këtë që sapo lëmë pas. “Fushat me presion të lartë të cilat kanë përfshirë vendin tonë do të jenë të qëndrueshme gjatë gjithë javës që po hym, duke pësuar edhe ulje të përkohshme. Në këtë gjendje do të mbajë mot me vranësira të çrregullta dhe intervale me diell. Këto vranësira herë-herë do të shoqërohen me reshje të dobëta shiu, ndërsa në viset malore reshjet e shiut do të shoqërohen edhe me bore të intensitetit të dobët”, thuhet në njoftimin e IMHK.
Temperaturat minimale gjatë kësaj jave do të lëvizin në mes -1C deri -3C, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin nga 5C deri 8C celsius. Do të fryj erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.
