DYLON

Këtë fundjavë s’ka as basketboll!

Këtë fundjavë s’ka as basketboll!
Avatar photo Redaksia

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) njofton të gjitha klubet anëtare të saj se bazuar në Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 06.11.2020 të shtunën e të dielën nuk do të zhvillohen ndeshjet e basketbollit të parapara me kalendarët e garave, më saktësisht nuk do të zhvillohen aktivitetet sportive në palestra.

Qeveria e Republikës së Kosovës të premten e ka publikuar vendimin që ndalon veprimtarinë e të gjitha subjekteve afariste dhe bizneseve, qendrave tregtare e rekreative, supermarketeve, subjekteve që ofrojnë shërbimet e gastronomisë në tërë territorin e Kosovës nga sot në ora 20:00 e deri të hënën në ora 05:00.

Në pikën 2 të Vendimit të sotëm të Qeverisë së Kosovës thuhet: “Pezullohen paragrafet 7,8,11,12,13,14,20 e vendimit të qeverisë 01/39 të datës 01.11.2020 deri në kohën e përcaktuar sipas dispozitivit 1 të këtij vendimi”.

EkoHigjiena

Pra, Vendimi i Qeverisë së Kosovës pezullon edhe pikën 12 të një vendimi të 1 nëntorit, që thotë: “Lejohen aktivitetet sportive në hapësira të mbyllura dhe të hapura, stërvitjet dhe garat mund të organizohen në sportet individuale; në hapësirat e mbyllura, gjatë stërvitjes mund të marrin pjesë deri në 20 persona, ndërsa në organizimin e garave mund të marrin pjesë deri ne 50 persona, bazuar në protokolle dhe udhëzime vendore dhe ndërkombëtare sportive, të bazuar në Manualin për mbrojte nga përhapja e COVID -19. Matja e temperaturës është e detyrueshme gjatë hyrjeve në objekte të mbyllura sportive si dhe në hapësirat e hapura sportive”.

Federata e Basketbollit e Kosovës njofton të gjitha klubet anëtare të saj, si dhe gjithë komunitetin e basketbollit e opinionin e gjerë se në bashkëpunim me institucionet e vendit tonë në ditët në vazhdim do të bëjë të ditur ecurinë e garave të saj, njofton FBK.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.