DYLON

Këtë betejë do ta fitojmë bashkë, sepse Gjilani është më i madh se interesat e ngushta të një pushteti të dështuar

Këtë betejë do ta fitojmë bashkë, sepse Gjilani është më i madh se interesat e ngushta të një pushteti të dështuar
Avatar photo Redaksia

Këtë betejë do ta fitojmë bashkë, sepse Gjilani është më i madh se interesat e ngushta të një pushteti të dështuar.

/Arbër Ismajli, kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit/

Atmosferë e jashtëzakonshme edhe në ditët me shi,

Kënaqësi dhe nder i veçantë të jemi pranë qytetarëve të Dheut të Bardhë, 2 Korrikut, Bajës dhe Fidanishtes.

Ishte një tubim i madh, plot vullnet dhe besim se ndryshimi për Gjilanin është i pashmangshëm dhe jetësorë.

Bashkë me njerëzit e këtyre lagjeve folëm hapur për problemet që i preokupojnë çdo ditë mungesën e investimeve, rrugët e lëna pas dore, mungesën e kujdesit komunal dhe zhgënjimin e thellë nga pushteti aktual që vetëm ka premtuar e asgjë nuk ka sjellë.

Qytetarët na dhanë një mesazh të qartë që “Mjaft është mjaft, Gjilani meriton shumë më shumë”.

Ky është amaneti që ne e marrim seriozisht. Ne nuk do të jemi pushtet që harron qytetarët, por pushtet që do të punojë çdo ditë e çdo çast për ta.

Në këto lagje pashë shpresë, pashë besim dhe mbi të gjitha pashë vendosmërinë e qytetarëve që ky qytet duhet të ecë përpara.

Dhe këtë betejë do ta fitojmë bashkë, sepse Gjilani është më i madh se interesat e ngushta të një pushteti të dështuar.

Koha e mashtrimeve ka kaluar.

Është koha për llogaridhënie, për përgjegjësi dhe për projektin e Gjilanit të ri që u shërben vetëm qytetarëve të vet.

Faleminderit shumë këtyre lagjeve për besimin.

Do të jemi bashkë në betejat e zhvillimit të qytetit tonë të dashur.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.