DYLON

Kështu do të dukej Kosova pas 6-muajsh nëse do të kemi zgjedhje

Avatar photo Redaksia

Shkruan: Skender BERISHA

(2L ONLINE) – Për një muaj të 2015 supozohet se janë larguar nga Kosova 50.000 persona, pa i llogaritur ata që nuk janë evidentuar askund. Matematika e thjeshtë:
Nëse në listat e votuesve janë rreth 1.700.000 votues nuk do thotë se lista është e saktë. Pra, sipas kësaj janë më shumë votues se sa banorë në Kosovë.(kjo do të thotë sipas të dhënave të KQZ 2014). Pra nga ky numër 1.700.000 votues po heqim nja 30% pasi që ky numër nuk mund të jetë i saktë do tëthotë sa banorë aq edh votues.

EkoHigjiena

Supozime:
Pra 1.700.000 x 30%=510.000
1.700.000-510.000=1.190.000 banorë me të drejtë vote.
Të drejtën për votë gjithmonë e shfrytëzojnë rreth 45-50%.

Nëse pas 6 muajsh do të kishim zgjedhje për arsye të ndryshme nga dalja e votuesve rezultati do të ishte kështu:

Nëse për 6 muaj largohen qytetarët me këtë ritëm: 6 muaj x 50.000 banore=300.000 banorë.

Nëse dalja në zgjedhje do të ishte 50% e atyre me të drejte vote, janë 595.000 votues. Nëse 90% e këtyre të larguarve nga Kosova, do të thotë, të 300.000 banorëve kanë qenë votues i 300.000*90%=270.000 votues, do të thotë që nga 595.000 votues duhet zbritur 270.000 votues.
595.000-270.000=325.000 votues.

Pra nga 325.000 votues numri i serbëve dhe minoriteteve mbesin ashtu pasi që minoritetet nuk janë pjesë e atyre qe po largohen, do të thotë se numri i votuesve na mbetet i njëjtë por në proporcion me numrin e atyre votuesve total ata rriten në përqindje dhe do të kemi këtë rezultat: Srpska Lista 38199 =11% dhe të tjerët 33152 ose 9%.

Nëse nga këta pjesëtojmë ndarjen në parti sa janë në Kosovë do të kemi:
Numri total i votuesve 325.000,

-PDK bashkë me koalicion…..(28%) 98735
-LDK…………………………….(22%) 78000
-VV………………………………(12%) 44167
-AAK……………………………..(9%) 31005
-NISMA …………………………(5%) 16737
-AKR……………………………. (4%) 15177
-TE TJERET…………………….. (9%) 33152
-SRPSKA LISTA …………………(11%) 38199
PDK 28%
LDK 22%
S.LISTA 11%
=61

Nëse VV,NISMA dhe AAK nuk do të pranonin të hynin në koalicion me PDK,LDK dhe Srpska Listën atëherë njëra nga pozitat kryesore do t’i takonte Srpska Listës.
Shembull:
Presidentin: PDK
Kryeministrin: LDK
Kryeparlamentarin: SRPSKA LISTA

Por më e keqja është se nëse për 1 vit zgjatë kjo ikje, do të kemi kryeminsitirn nga SRPKA LISTA dhe Kosovën mund ta gjente më e keqja që as që kemi menduar më parë. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.