DYLON

Këshilltari për Arsim në Ambasadën e Turqisë vizitoi Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti”

Këshilltari për Arsim në Ambasadën e Turqisë vizitoi Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti”
Avatar photo Redaksia

Veysel Erdel, këshilltar për Arsim në Ambasadën e Turqisë në Prishtinë dhe Akif Koro, kryetar i Shoqatës së Mësimdhënësve Turq të Kosovës i kanë bërë një vizitë Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”,Gjilan, ku janë pritur nga zëvendësdrejtori i shkollës, Agim Asllani, i cili mysafirëve u ka dhënë informacione mbi shkollën, kushtet në të cilat zhvillohet mësimi e me theks të veçantë gjendjet në paralelet me mësim në gjuhën turke, sikurse edhe kushtet e nevojshme për mësimin në gjuhën turke.

Këshilltari për arsim Veysel Erdel  dhe kryetari i Mësimdhënësve Turq të Kosovës,   Akif Koro informuan për programet e trajnimit që planifikohen të organizohen në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit të Kosovës si mbështetje për ngritje profesionale të mësimdhënësve. U diskutua edhe për mbështetjen me tekste mësimore dhe mjetet tjera mbështetëse.

EkoHigjiena

Gjatë bashkëbisedimit, mësimdhënësit në gjuhën turke shprehën nevojën për mbështetje me mjete teknologjike dhe mjete tjera mbështetëse me qëllim të ngritjes së kushteve për mësimnxënie, kurse para nxënësve me mësim në gjuhën turke u sqaruan programet e bursave për studime ne Turqi. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.