DYLON

Këshilli i Sigurisë së Kosovës vlerëson të qetë dhe stabile gjendjen në Kosovë

Këshilli i Sigurisë së Kosovës vlerëson të qetë dhe stabile gjendjen në Kosovë
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbledhur sot Këshillin e Sigurisë së Kosovës, bazuar në përgjegjësitë dhe obligimet kushtetuese dhe ligjore, për të diskutuar mbi gjendjen aktuale të sigurisë në vend.

Këshilli i Sigurisë së Kosovës, me përfaqësim të institucioneve të Republikës së Kosovës, mekanizmave të sigurisë dhe të organeve të drejtësisë, ka vlerësuar situatën në vend, me theks të posaçëm në zhvillimet e fundit në veri të Mitrovicës, pas aktit të vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq.

Këshilli i Sigurisë së Kosovës thekson se autoritetet e sigurisë dhe ato të ndjekjes po zhvillojnë hetime intensive në rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviq dhe po hetojnë të gjitha pistat e mundshme. Organet e rendit kanë kërkuar nga të gjithë qytetarët, pa dallim, që të ofrojnë ndihmën dhe bashkëpunimin e tyre në zbulimin e kapjen sa më të shpejt të kryesve të këtij akti kriminal dhe sjelljen e tyre përpara drejtësisë.

EkoHigjiena

Këshilli i Sigurisë së Kosovës vlerëson se në rast të nevojës për ndihmë dhe ekspertizë në ndriçimin e rastit mund të kërkohet ndihmë profesionale nga agjencitë e specializuara ndërkombëtare, në veçanti nga FBI të SHBA-së.

Këshilli i Sigurisë së Kosovës vlerëson se gjendja e sigurisë në vend është e qetë dhe e qëndrueshme dhe se organet e rendit janë duke kryer me përgjegjësi detyrat e tyre në ruajtjen e qetësisë publike dhe të sigurisë për të gjithë qytetarët e vendit.

 

http://www.kryeministri-ks.net/?page=1,9,7489

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.