DYLON

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka mbajtur takimin e 204-të me radhë

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka mbajtur takimin e 204-të me radhë
Avatar photo Redaksia

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), i udhëhequr nga Kryesuesi Jetish Maloku, ka zhvilluar takimin e 204-të me radhë, i cili është mbajtur online dhe në përputhje me të gjitha masat mbrojtëse kundër pandemisë Covid-19.

Në këtë takim është themeluar paneli hetimor AD.nr.10/2021 për rastin e një prokurori në Prokurorinë Themelore në Pejë, i cili përbëhet nga prokurori në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Lulzim Sylejmani, kryesues, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kujtim Munishi dhe prokurori në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, Afrim Shefkiu, anëtar.

EkoHigjiena

Anëtarë rezervë të këtij paneli hetimor, sipas shortit, janë caktuar prokurorët Naim Abazi dhe Zejnullah Gashi. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.