DYLON

Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Dogana e Kosovës me memorandum bashkëpunimi

Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Dogana e Kosovës me memorandum bashkëpunimi
Avatar photo Redaksia

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) dhe Dogana e Kosovës (DK) kanë nënshkruar një memorandum të bashkëpunimit.

Ky memorandum i bashkëpunimit është nënshkruar nga Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku dhe Drejtori i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu.

EkoHigjiena

Qëllimi i këtij memorandumi është ndërlidhja e sistemeve elektronike dhe shkëmbimi i të dhënave në formë elektronike në mes të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Doganës së Kosovës.

Të gjitha të dhënat nga Dogana e Kosovës në prokurori do të dërgohen në formë elektronike nga sistemet e tyre për menaxhimin e lëndëve dhe anasjelltas.

Pas nënshkrimit të këtij memorandumi, Kryesuesi i KPK-së dhe Drejtori i Doganës së Kosovës vlerësuan lart bashkëpunimin e deritashëm të dy institucioneve përkatëse, duke thënë se ky memorandum i nënshkruar sot vërteton gatishmërinë e përbashkët për thellimin e bashkëpunimit, me qëllimin e vetëm – fuqizimin e luftës kundër dukurive kundërligjore. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.