DYLON

Këshilli përgatitor diskuton planin e veprimit për mbledhjen e kontributeve për sigurimet shëndetësore

Avatar photo Redaksia

Kryesuar nga Ministri Imet Rrahmani, sot u mbajt takimi i Këshillit Përgatitor për Themelimin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore. Në këtë takim, janë prezantuar aktivitetet e kryera gjatë fazës së fundit të përgatitjeve për fillimin e mbledhjeve të premiumeve (kontributeve) si dhe funksionalizimin Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.
Ministri Rrahmani i ka njoftuar anëtarët e Këshillit për miratimin nga ana e Qeverisë të Rregullores për Këshillit Përgatitor të FSSH-së, takimet me ekspertët vendor e ndërkombëtar lidhur me fillimin e mbledhjes së premiumeve, të cilat janë future në planin aksional rekomandimet e tyre.

Në këtë takim, janë prezantuar pakot e veprimeve të ndërmarra deri tash në fushën e përgatitjeve për mbledhjen e premiumeve dhe hapat e tjerë për skemën e sigurimeve shëndetësore, nxjerrjen e akteve nënligjore të domosdoshme dhe atyre që duhet të nxirren, sfidat aktuale, metodologjinë e përcaktimit të çmimit të shërbimeve, sistemin e Diagnozave të lidhura me grupin e sëmundjeve i njohur si DRG, prezantimin e softwerit lidhur me komponentët e sistemit të Informimit shëndetësor për sigurimet shëndetësore, etj.

EkoHigjiena

Në këtë takim është diskutuar rreth këtyre hapave të ndërmarrë dhe planit të aksionit, i cili përveç tjerash, para fillimit të mbledhjes së kontributeve parashikon edhe një marketing social, me qëllim që qytetarët të njoftohen për mbledhjen e premiumeve, kohën kur do të bëhet kjo, përfitimet e skemës së sigurimeve shëndetësore, etj.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.