DYLON

Këshilli ndërministror kërkon fuqizimin e masave për zbatimin e Ligjit për kontrollin e duhanit

Avatar photo Redaksia

Kryesuar nga Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani, njëherësh edhe kryesues i Këshillit Ndërministror për Kontroll të Duhanit në Ministrinë e Shëndetësisë u mbajt sot takimi i radhës i këtij Këshilli, në të cilin u raportuar rreth nivelit të zbatimit dhe shkeljeve të Ligjit për Kontrollin e duhanit, aktiviteteve në vijim dhe hapave të tjerë me qëllim të fuqizimit të zbatimit të tij.

Ministri Rrahmani tha se duke parë sfidat më të cilat është duke u ballafaquar ky ligj dhe shkeljet e evidentuara në nivele të ndryshme, këtë çështje e ka ngritur në nivel të diskutimeve ën mbledhje të Qeverisë së Kosovës ku edhe është prezantuar një informatë e plotë me aktivitetet e ndërmarra, rolin e institucioneve zbatuese ku janë theksuar ato që kanë qenë më të angazhuara, pore dhe ato që nuk janë përkushtuar sa duhet në angazhimin e ligjit.

EkoHigjiena

Në takim u theksua se shkeljet më të mëdha janë në sektorin e gastronomisë, ndërkohë që u kritikuan edhe institucionet publike, për shkelje të evidentuara të ligjit në to.
Në këtë takim të Këshillit u bë e ditur gjithashtu se tashmë është bërë Korniza e një Plani Kosovar për Kontroll të Kancerit me fokus në aktivitetet e ndërgjegjësimit, derisa u theksua se do të kërkohet më shumë përgjegjësi nga institucionet monitoruese dhe zbatuese të këtij ligji.

Në mënyrë të veçantë dhe me qëllim të sigurimit të një ri-përkushtimi për ta zbatuar ligjin, pritet që muajin që vjen në Prishtinë të mbahet një takimi i nivelit më të lartë, me qëllim që autoritetet qendrore dhe ato lokale të tregojnë vendosmërinë e tyre për ta zbatuar ligjin, duke pasur parasysh involvimin e ulët deri tash të autoriteteve lokale në zbatimin e këtij ligji nëpër komunë të Kosovës.

Gjithashtu, aktivitetet do të përcillen edhe me një fushatë përkrahëse për zbatimin e ligjit.

Megjithatë, në këtë takim, u tha se hulumtimi gjithëpërfshirës rreth duhan-pirjes në mesin e të rinjve kosovarë GYTS II, i realizuar nga IKSHP në me përkrahjen e OBSH-së dhe CDC (SHBA), ka nxjerrë rezultate inkurajuese që përkundër shkeljeve, duhan-pirja në mesin e të rinjve ka shënuar rënie, sikurse edhe duhan-pirja pasive si dhe është rritur përkrahja për ligjin në mesin e të rinjve.

Ndërkohë, edhe në këtë takim, u theksua se brenda vitit në Kosovë regjistrohen rreth 2000 vdekje të parakohshme të sëmundjeve të sistemeve të ndryshme të lidhura drejtpërdrejt me duhan-pirjen, duke shkaktuar kështu humbje shpirtërore dhe ekonomike për familjet dhe shoqërinë kosovare.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.