DYLON

Këshilli Nacional për Sistemin e Informimit Shëndetësor diskuton hapat e deritanishëm të këtij projekti në shëndetësi

Avatar photo Redaksia

Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani kryesoi sot takimin e Këshillit Nacional për Sistemin e Informimit Shëndetësor. Ministri Rrahmani tha se projekti për funksionalizimin e Sistemit të Informimit Shëndetësor është projekti më madhor në shëndetësinë kosovare, me që është i lidhur drejtpërdrejt me reformën shëndetësore.

Në këtë takim, operatori ekonomik Vamed, ka prezantuar Planin e veprimit për Projektin e SISH-it, fazat e zhvillimit të tij, akterët e kyçur në këtë proces dhe dinamikën e zhvillimeve të deritanishme rreth procesit.

EkoHigjiena

Gjithshtu, në takim, u vendos për rishkimin e Planit të Veprimit të Strategjisë së Sistemit të Informimit Shëndetësor dhe u caktuan edhe bartësit e këtij procesi.

Pjesëmarrësit që përfaqësojnë institucione të ndryshme, kanë diskutuar gjithashtu gjatë takimit edhe për sfidat e hasura deri më tani dhe kanë adresuar nevojën që në këtë proces të punohet me një motivim dhe dinamikë të shtuar, duke ditur rëndësinë e këtij sistemi për shëndetësinë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.