Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në Viti, ka mbajtur sot mbledhjen e tretë të rregullt, në të cilën është diskutuar për gjendjen e sigurisë në këtë komunë, përgjatë kësaj periudhe.
Kjo mbledhje është kryesuar nga kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i cili theksoi se gjendja e sigurisë në komunën e Vitisë është e qetë dhe stabil dhe për këtë i falënderoj të gjithë.
Ai po ashtu vuri në pah se në pjesën e dytë të vitit pritet të këtë një fluks të madh të bashkëatdhetarët që vijnë për pushime në vendlindje, por do të këtë edhe aktivitete dhe ngjarje të shumta që mund të ndikojnë në sigurinë.
Ndërkaq rreth situatës së sigurisë në komunën e Vitisë, ka folur komandanti i stacionit policor në Viti, kapiten Afrim Halili, i cili i njoftoi se gjendja e sigurisë në këtë komunë mbetet stabile dhe sipas tij nuk ka pasur incidente kritike që do të ndikonte në siguri.
Ai gjithashtu paraqiti edhe disa statistika duke krahasuar rastet e periudhave të njetë periudhë me këtë vit duke theksuar në veçanti se ka ulje të veprave penale për 6%.
Në këtë takim, anëtarët e KKSB-së ngritën edhe disa çështje që janë të bëjnë me sigurinë. /2LONLINE/