DYLON

Këshilli komunal emergjent ndihmon familjet e zhvendosura

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Këshilli komunal emergjent për përkujdesjen e familjeve të zhvendosura, që menaxhohet nga kryetari i komunës së vitisë Sokol Haliti, ka vizituar në orët e pasdites këto familje dhe u ka dërguar ndihma në gjëra elementare të nevojshme.

Me këtë rast 9 familjeve që janë të evidentuara dhe të lajmëruara në këtë këshill, u janë shpërndarë ndihma në vaj, sheqer, kripë, miell e detergjent.

EkoHigjiena

Po ashtu familjet e zhvendosura janë ndihmuar edhe nga Shoqata Humanitare Bamirëse Nëna Terezë nga niveli qendror përmes degës në Viti, në veshmbathje për anëtarët e këtyre familjeve.

Kryetari Haliti ka theksuar se do të jenë të angazhuar që në vazhdimësi ky këshill të jetë afër këtyre familjeve për ti ndihmuar sipas nevojës dhe mundësive. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.