DYLON

Këshilli Komunal aprovon buxhetin për vitin 2022

Këshilli Komunal aprovon buxhetin për vitin 2022
Avatar photo Redaksia

Këshilli Komunal i komunës së Bujanocit ka aprovuar vendimin mbi buxhetin për vitin 2022 i cili kap shumën prej 2.011.000.000 dinarë.

Në buxhetin për vitin e ardhshëm është parashikuar dyfishimi i mjeteve për subvensione për ndërmarrrësit, edhe ate nga 12 milionë sa ishte këtë vit, në 24 milionë për vitin e ardhshëm.

EkoHigjiena

Për infrastrukturën rrugore janë paraparë 141.732.000 dinarë, mbrojtjen e mjedisit jetësor 41.900.000, zhvillimin e bujqësisë 18.500.000,prej të cilave 12.000.000 për subvensione, projektet e klubeve sportive 8.500.000, praktika profesionale 25.000.000,4.000.000 për organizatat kulturore, 6.000.000 për mediat, efikasiteti energjetik 10.000.000, për ndriçimin publik për vitin e ardhshëm janë paraparë rreth 40 milionë, për Këshillin Kombëtar Shqiptar 5 milionë, etj.

Pas aprovimit në Këshillin Komunal, buxheti për vitin 2022 duhet të marrë dritën e gjelbërt edhe nga Kuvendi Komunal, mbledhje që do të mbahet gjatë javës së fundit të këtij viti.

Në seancën e sotme të Këshillit Komunal është aprovuar edhe vendimi mbi shfrytëzimin e mjeteve nga Trupi Kordinues si dhe janë miratuar raportet e punës dhe ato finansiare të ndërmarrjeve publike, bëhet e ditur në faqen zyrtare të Komunës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.