DYLON

Këshilli Kombëtar Shqiptar në periferi politike

Avatar photo Redaksia

Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Ana Brnabiq dhe përfaqësuesit e Këshillave Kombëtare të Pakicave kanë folur në Beograd për aktivitetet në vitin 2017 dhe realizimin e të drejtave për pakicat në Serbi.

Siç thuhet në njoftimin zyrtar në takim morën pjesë përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar Boshnjak, Sllovak, Kroat dhe Hungareze ndërsa jo edhe ata shqiptarë, shkruan Titulli.com.

EkoHigjiena

Këta përfaqësues kanë falënderuar ministren Brnabiq për gatishmërinë që bashkarisht të punojnë për ta avancuar jetën e pakicave në Serbi.

Këshilli Kombëtar Shqiptar përshkak joseriozitetit është pak i përfaqësuar në takimet me institucionet shtetërore dhe ndërkombëtare për proceset e rëndësishme të avancimit të pozitës së pakicave në Serbi.

Titulli.com

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.