DYLON

Këshilli i Sigurimit të OKB-së, pret Kuvendin e Kosovës

Avatar photo Redaksia

Faktori ndërkombëtarë është duke kërkuar me ngulm nga Kuvendi i Kosov[s votimin e Gjykatës Speciale. Ambasadorët e vendeve të akredituara në vend kanë “kërcënuar” Kosovën që nëse kjo gjykata nuk krijohet atëherë kjo to të kalojë nën kompetencat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, nën rezolutën 1244. Përfaqësues të vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit patën deklaruar se nuk do të jetë presion i madh për të krijuar një Gjykatë nga OKB-ja, pasi që anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit, nuk do të ketë arsye të refuzojnë një gjë të tillë.

Eri Kaneko, zyrtare për informim e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-ës, i ka thënë Radio Kosovës se “ Asambleja e Përgjithshme e OKB-ës apo Këshilli i Sigurimit ka mandatë për krijimin e Gjykatës Speciale, dhe se procesi duhet të iniciohet nga vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit”- ka thënë Kaneko, për Radio Kosovën, përmes postës elektronike.

EkoHigjiena

Bazuar në Kartën e Kombeve të Bashkuara, përkatësisht Kapitulli i VI, mbi Zgjidhjen Paqësore të Mosmarrëveshjeve, i mundëson vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit që çështje të tilla të zgjidhen nga OKB-ja. Neni 34 dhe 35 i Kartës së Kombeve të Bashkuara thotë se “ Këshilli i Sigurimit mund të marr në shqyrtim çdo mosmarrëveshje apo situatë, që mund të bëhet shkak fërkimesh ndërkombëtare ose situatash të ndryshme, për të përcaktuar, nëse vijimi i mosmarrëveshjes mund të rrezikon ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Secili prej anëtarëve të Kombeve të Bashkuara, mund të sjellë para Këshillit të Sigurimit ose Asamblesë së Përgjithshëm çdo mosmarrëveshje apo situatë të përcaktuar më lartë”- shkruan neni 34 dhe 35 i Kartës së OKB-ës.

Përfaqësues diplomatik kanë thënë se institucionet e Kosovës së bashku me Bashkësinë Ndërkombëtare, duhet sa më parë të themelojnë Gjykatën Speciale për krime në Kosovë,në të kundërtën, Kombet e Bashkuara do të detyrohen që të themelojnë Haga 2, vetëm për Kosovën.
http://www.rtklive.com/?id=2&r=32130

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.