DYLON

Këshilli i Sigurimit shtyn diskutimin për Kosovën

Avatar photo Redaksia

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit, në të cilën duhej të diskutohej raporti tremujor për situatën në Kosovë i Sekretarit të përgjithshëm të KB, Ban Ki–moon, nuk do të mbahet të enjten.

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit, shtyhet për një datë tjetër, e cila nuk është shënjuar në agjendën e mbledhjeve.

EkoHigjiena

Në Raportin e tij, që u ishte dërguar anëtareve të KS më 31 tetor, sekretari i përgjithshëm i KB, Ban, kishte shfaqur shqetësimin për ngërçin politik në Kosovë dhe zvarritjen e formimit të institucioneve dhe u bënte thirrje liderëve politik që të shtonin përpjekjet për gjetjen sa më parë të zgjidhjes. Me këtë vështrim theksonte domosdonë e vazhdimit të dialogut me Beogradin.

Nuk jepen arsyet e shtyrjes së diskutimit për Kosovën në KS të KB, por mediet spekulojnë se ajo ndodhi në bazë të kërkesës së Kosovës për arsye të rrethanave të brendshme.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.