DYLON

Këshilli i Sigurimit do mbajë seancën e rregullt për Kosovën

Avatar photo Redaksia

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të shyqrtojë sot raportin tremujor të Sekretarit të Përgjithshëm Ban Ki Moon mbi zhvillimet në Kosovë. Gjithashtu do të dëgjojë vlerësimet dhe komentet e përfaqësueve të Kosovës, të Serbisë, dhe të vendeve anëtare të cilët do të reflektojnë për raportin si dhe për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe në rajon, transmeton rtklive..

Një nga vlerësimet që dallohet në raportin më të ri i cili përfshin periudhën nga 15 janari deri më 15 prill është ‘marrëveshja për integrimin e gjyqësorit në veri’ e arritur në kuadër të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, të cilën Sekretari i Përgjithshëm e konsideron ‘të një fryme të bashkëpunimit konstruktiv ku theksi vihet mbi interesat e përbashkëta.’ “Një çështje thelbësore për të ardhmen e Kosovës,” Sekretari Ban e quan themelimin e Gjykatës Speciale dhe në këtë kuadër ka përshëndetur hapat e autoriteteve të Kosovës drejt themelimit të saj. Çështje të tjera që përmenden në observimet e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara janë ato rreth stabilitetit në veriun e Kosovës, për nevojën e krijimit të asociacionit të komunave, për kthimin e deputetëve serbë në Kuvendin e Kosovës si dhe për nevojën e përmirësimit të raporteve midis pushtetit lokal në komunat e veriut me atë qendror në Prishtinë.

EkoHigjiena

Diskutimet e sotme pritet të orientohen edhe kah ngjarjet e fundit në Kumanovë ku sigurisht nga vendet jo shumë miqësore ndaj shtetësisë së Kosovës nuk do të kursehen akuzat për rolin e shtetasve të saj. Rreth këtyre ngjarjeve ekziston edhe një shpresë e një iniciative për një hetim të paanshëm ndrkombëtar dhe këtu sigurisht se nuk do të mungojë qasja konstruktive e vendeve perëndimore.

Seanca do të fillojë në ora dhjetë paradite sipas kohës në New York ndërkaq kryesuese për këtë muaj e Këshillit të Sigurimit është Lituania, anëtare me një mandat rotativ dyvjeçar.
http://www.rtklive.com/?id=2&r=31877

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.