DYLON

Këshilli i Nxënësve në Komunën e Kamenicës zgjedh udhëheqjen e re për mandatin e dytë

Këshilli i Nxënësve në Komunën e Kamenicës zgjedh udhëheqjen e re për mandatin e dytë
Avatar photo Redaksia

Në Komunën e Kamenicës u mbajt me sukses Kuvendi Zgjedhor i Këshillit të Nxënësve, një ngjarje e rëndësishme që shënon vitin e dytë të organizimit të zgjedhjeve komunale për përfaqësimin e nxënësve.

Në këtë proces morën pjesë të tri shkollat e mesme të komunës, dhe zgjedhjet u monitoruan dhe u drejtuan nga organizata KYC, e cila siguroi transparencë dhe korrektësi në çdo hap të procesit zgjedhor.

EkoHigjiena

Pas procesit të votimit dhe me besimin e nxënësve, Blend Kastrati u zgjodh Kryetar i Këshillit të Nxënësve në nivel komunal për mandatin e tij të dytë. Ai arriti të sigurojë shumicën e votave, duke fituar besimin e bashkëmoshatarëve të tij për të vazhduar punën në këtë pozita.

Kështu, anëtarët e rinj të Kryesisë së Këshillit të Nxënësve janë:

• Blend Kastrati – Kryetar

•Olsa Demi – Nënkryetare

• Erza Shillova – Anëtare

• Etnik Kryeziu – Anëtar

• Elma Hysen – Anëtare

Mandati i kaluar ka qenë i suksesshëm, dhe ky mandat synon të jetë edhe më i fuqishëm, duke pasur në fokus përfaqësimin dinjitoz të të gjithë nxënësve të komunës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.