DYLON

Këshilli i Bashkësisë Islame shtron iftar për Shoqatën e të Verbërve të Gjilanit

Këshilli i Bashkësisë Islame shtron iftar për Shoqatën e të Verbërve të Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Në vazhdën e aktiviteteve të Këshillit të Bashkësisë Islame (KBI) në Gjilan për nderë të muajit të Ramazanit është shtruar iftar për Shoqatën e të verbërve të Komunës së Gjilanit.

Ata ishin mysafirë të Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, në iftarin e shtruar enkas për ta. Kryetari i KBI-së, Naim Aliu I falënderoi ata për përgjigje në ftesën e sofrës së iftarit I cili për Bashkësinë Islame është më i veçanti ngase këta njerëz edhe pse janë të privuar nga një begati vazhdojnë ta falënderojnë Allahun duke e agjëruar Ramazanin dhe duke e falënderuar për mirësitë e tjera të panumërta.

Në emër të Shoqatës të Verbërve të Kosovës Bujar Spahiu falënderoi Bashkësinë Islame për iftarin e shtruar dhe gjithashtu edhe për ndihmat e kohëpaskohshme që I ofrohen kësaj kategorie të njerëzve.

EkoHigjiena

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.