DYLON

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan shtroi darkë për mërgimtarë

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan shtroi darkë për mërgimtarë
Avatar photo Redaksia

Në ambientet e Medresesë së Mesme “Alauddin” – paralelja në Gjilan, Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan, ka shtruar një darkë për nder të bashkatdhetarëve tanë për ta shprehur vlerësimin për kontributin e tyre për vendin në përgjithësi, e për institucionet e Bashkësisë Islame në veçanti.

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, z. Naim Aliu, në fjalën e tij të rastit, njoftoi mërgimtarët për zhvillimet dhe infrastrukturën e objekteve edukativo-fetare si dhe për aktivitetet e shoqatës humanitare Bereqeti, me ç’rast falënderoi ata për kontributin e dhënë përgjatë këtij viti.

EkoHigjiena

Me këtë rast u shpërndanë edhe disa mirënjohje për ndihmëtarët më të dalluar.

Në emër të të ftuarve, një nga mërgimtarët e pranishëm, imami i xhamisë Oaza në Zvicër, z. Xheladin Leka, falënderoi Këshillin e Bashkësisë Islame për ftesën dhe për takimin tanimë tradicional, duke theksuar se kontributi i mërgimtarëve për Bashkësinë Islame është jo vetëm obligim, por edhe borxh që duhet të kthehet. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.