DYLON

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan priti një delegacion të lartë nga Republika e Turqisë

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan priti një delegacion të lartë nga Republika e Turqisë
Avatar photo Redaksia

Kryetari  i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim ef. Aliu priti sot në takim një delegacion nga Republika e Turqisë. 

Delegacionit i printe këshilltari për çështje fetare Bunyamin Albayrak i cili shoqërohej nga Ramazan Yilmaz  drejtor i Qendrës Kulturore “ Yunus Emre”, Veysel Erdel- këshilltar për arsim, Nedim Arslan- drejtor gjeneral i Fondacionit  Meaarif dhe Ahmet Sacit, këshilltari për kulturë.  

EkoHigjiena

Kjo vizitë kishte për qëllim ngritjen e bashkëpunimit në realizimin e projekteve të përbashkëta me Bashkësinë Islame të Kosovës në fushën e trashëgimisë kulturore islame dhe atë arsimore e edukative.

 Kryetari Aliu falënderoi mysafirët për projektet e realizuara në komunën e Gjilanit derisa ishte mendim i përbashkët se bashkëpunimi në fusha të ndryshme duhet të vazhdojë edhe më tutje.  /2LLONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.