Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan, përmes Shoqatës “Bereqeti”, ndihmon 80 familje në nevojë
Sot, Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan, përmes Shoqatës Humanitare “Bereqeti” – Dega në Gjilan, realizoi një aktivitet humanitar me qëllim mbështetjen e familjeve në nevojë.
Në kuadër të këtij aktiviteti, u shpërndanë pako ushqimore për 80 familje në nevojë në territorin e Gjilanit. Këto pako synojnë të lehtësojnë, sado pak, gjendjen ekonomike të familjeve përfituese dhe t’u ofrojnë atyre mbështetje konkrete në përballimin e nevojave të përditshme.
Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan dhe Shoqata “Bereqeti” – Dega në Gjilan, mbeten të përkushtuar në vazhdimin e aktiviteteve humanitare dhe në ofrimin e ndihmës për shtresat më të cenueshme të shoqërisë.
“Ky aktivitet është një dëshmi e solidaritetit, humanizmit dhe kujdesit ndaj njëri-tjetrit, duke përcjellë mesazhin se ndihma dhe solidariteti janë vlera që duhet të kultivohen dhe të forcohen vazhdimisht në shoqërinë tonë”, thuhet në njoftimi ne KBI-së së Gjilanit. /2LONLINE/
