DYLON

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan ndau iftare në qendër të qytetit

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan ndau iftare në qendër të qytetit
Avatar photo Redaksia

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan, në bashkëpunim me Këshillin e xhematit të fshatit Cërrnicë organizoi një aksion humanitar të një lloji ndryshe nga iftaret e zakonshme.

Në qendër të qytetit te Gjilanit u organizua përgatitja e ushqimit për kalimtarët e rastit dhe për të gjithë të interesuarit që të marrin ushqimin dhe të bëjnë iftar në familjet e tyre.

EkoHigjiena

Kryetari i KBI Naim ef Aliu në një deklarim te tij u shpreh se” po bëjmë përpjekje që në ditët e mbetura të Ramazanit në pamundësi që të bëjmë iftar me të gjithë gjilanasit, atyre tu përgatitim iftarin e gatshëm dhe ata ta marrin ushqimin nga sofra jonë dhe të ushqehen në shtëpitë e tyre”.

“Duhet të theksojmë se në këto ditë të mbetura të agjërimit sikur është shtuar kurreshtja e vullnetmirëve për të përfituar shpërblime më shumë, duke I ndihmuar shtresave të ndryshme në nevoje”, ka thënë Aliu.  /2LONLINE/.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.