DYLON

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan ndanë 200 dhurata për fëmijët parashkollorë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Këshilli i Bashkësisë islame në Gjilan sot ka ndarë 200 dhurata për nderë të festës së Kurban Bajramit për fëmijët parashkollorë. Fëmijët të cilët përfituan nga ky donacion i Bashkësisë islame të Kosovës ishin nxënësit e shkollës”Nazmi Hoxha” dhe fëmijët e shkollës” Musa Zajmi” në Gjilan.

Faredin Rexhepi, drejtor i shkollës “Nazmi Hoxha” si dhe Ramadan Dermaku, drejtor i shkollës “Musa Zajmi” falenderuan KBI-në, në Gjilan për këtë aktivitet humanitar për festën e Kurban Bajramit, ngase këto dhurata për fëmijët janë shumë të mirëseardhura.

EkoHigjiena

Agim Hyseni, sekretar I KBI në Gjilan theksoi se; jemi të kenaqur që ketyre ditëve krahas shpërndarjes së mishit të kurbanave po arijmë që t’iu dhurojmë edhe fëmijëve nga një dhuratë me të cilën ata I bënë të lumtur në këto ditë feste. /2L ONLINE/




Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.