Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan mirëpret mërgimtarët
Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan sot ka organizuar një takim me mërgimtarët tanë të cilët jetojnë në vende të ndryshme të evropës dhe më larg.
Në këtë takim morën pjesë 150 mërgimtarë të cilët përkohësish jetojnë jasht vendlindjes së tyre e të cilët janë shumë ngusht të lidhur me atdheun e tyre.
Në emër të diasporës këtë takim e përshëndeti dhe falenderoj për organizimin e këtij eventi imami Fehim Abazi i cili është nënkryetar i Unionit Musliman Shqiptar në Zvicër.
Në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe në emër të myftiut Naim ef Tërnava takimin e përshëndeti anëtari I kryesisë së BIK Agim ef Hyseni, ndërsa në emër të nikoqirit kryetari I KBI në Gjilan Naim ef Aliu I cili edhe foli për rëndësinë e bashkëpunimit mes të Këshillt të Bashkësisë Islame në Gjilan dhe xhemati tonë të nderuar I cili për shkaqe të ndryshme jetojnë jasht trojeve të tyre. /2LONLINE/
