DYLON

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan ka bërë përgatitjet e nevojshme për hapjen e xhamive

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan ka bërë përgatitjet e nevojshme për hapjen e xhamive
Avatar photo Redaksia

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan, pas vendimit të marrë nga Kryesia e Bashkësisë Islame për hapjen e xhamive, me fillim më 28.05.2020 (e enjte) nga koha e namazit të sabahut, ka bërë përgatitjet e nevojshme.

Nesër do të jenë të gatshme të gjitha xhamitë e komunës së Gjilanit (gjithsej 42 xhami, 10 prej tyre ne qytet) të fillojnë me faljen e namazeve ditore dhe të xhumasë.

Kryetari i KBI në Gjilan, Naim ef. Aliu, ka njoftuar se në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit janë dezinfektuar të gjitha xhamitë dhe janë njoftuar të gjithë punonjësit dhe imamët e xhamive për masat e ndërmarra në nivel vendi.

EkoHigjiena

Aliu fillimisht është takuar me anëtarët e shtabit të emergjencave, dr. Ajhane Sejfiu, dr. Ukshin Ismajli,dr. Fejzulla Berisha dhe Komandantin e Stacionit Policor në Gjilan, Alban Ramushi për të koordinuar masat e marra para se të fillojnë punën ditën e nesërme nëpër xhami.

Ndërsa në orët e pasdites kryetari i KBI është takuar me imamët e xhamive, duke iu dhënë me shkrim masat të cilat duhet të merren gjatë faljes së namazeve ditore.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.