DYLON

Këshilli i Bashkësisë Islame ndihmon jetimët e Gjilanit

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan, nëpërmjet Shoqatës humanitare “Bereqeti”, sot ka ndihmuar familjet me fëmijë jetimë me pako ushqimore për nder të muajit të Ramazanit.

Sot janë ndihmuar 150 familje jetimësh me gjërat më elementare ushqimore, si me nga 3 litra vaj, 3 qese fide me nga 400g, 2 qese shpageta me nga 500g, 3 qese makarona me nga 400g, 250g vegetë, 100g biber, 1kg kripë, 5kg sheqer, 350g çaj të zi, 1kg fasule, 800g oriz, 300g hurma. Ky donacion vije nga “Gjysmëhëna e Kuqe” e `Emirateve të Bashkuara Arabe.

EkoHigjiena

Sekretari I Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, Agim Hyseni, ka bërë të ditur se ky aksion humanitar ka filluar duke ndihmuar 150 familje në fillim të muajit të Ramazanit. Kjo ndihmë e sotme është enkas për familje me jetimë dhe të regjistruar me dokumetacionte plotë në KBI të Gjilanit.
“U ndihmuan 150 familje me nga një pako ushqimore, derisa edhe 145 jetimë janë ndihmuar me nga 120€, mjete këto që ata I gëzojnë prej kohësh”, ka thënë Hyseni.

Siç bënë të ditur ai, Shoqata humanitare “Bereqeti”, është shoqata e cila me vite ndihmon për çdo muaj 200 familje me jetimë edhe me asistencë në të holla prej 30€. /2L ONLINE/