DYLON

Këshilli i Bashkësisë Islame (KBI) shtroi iftar për jetimët e Gjilanit

Këshilli i Bashkësisë Islame (KBI) shtroi iftar për jetimët e Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Në këto ditë të fundit të Ramazanit, kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim ef. Aliu, ka shtruar iftar për jetimët e Gjilanit.

Edhe pse numri i jetimëve të regjistruar është më i madh, në këtë iftar morën pjesë  93 jetimë  me kujdestarët  e tyre.

EkoHigjiena

Kryetari i KBI në Gjilan mbajti një fjalë rasti, ku mes të tjerash theksoi: “Jemi shumë  krenarë dhe të lumtur që edhe në këtë Ramazan realizuam iftarin me ju. Ju jeni mysafirët më të veçantë të KBI-së në këtë Ramazan!”

 Një gjilanas, i cili jeton dhe punon në Zvicër, ka dhuruar nga një shumë të hollash për secilën familje me jetimë për nder të Bajramit të Fitrit. Për realizimin e këtij iftari kontribuan nga sadakaja dhe zeqati i tyre  Abdurrahman Brahimi me 500 Euro, Florim Spahiu me 500  dhe Faton Hasani me 200 Euro. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.