Këshilli Drejtues ka zgjedhur katër Prorektorët e Universitetit Publik “Kadri Zeka”
Këshilli Drejtues i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, udhëhequr nga kryesuesja Liza Rexhepi, në mbledhjen e mbajtur më 6.8.2026, në bazë të propozimit të ushtrueses së detyrës së Rektores Fitore Malaj dhe pas njoftimit të Senatit, zgjodhi ushtrues detyre katër prorektorët e UKZ-së.
Detrina Alishani, është zgjedhur prorektor për mësimdhënie dhe çështjeve të studentëve, Arben Sahiti është zgjedhur prorektor për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte, Lindita Loku është zgjedhur prorektore për Hulumtime dhe Kërkime Shkencore dhe Voglushe Kurteshi është zgjedhur prorektore për Zhvillim Akademik dhe Cilësi.
Në këtë mbledhje, Këshilli Drejtues shqyrtoi dhe miratoi edhe një sërë çështjesh të rëndësishme për funksionimin dhe zhvillimin e universitetit, ndër të cilat u miratua Plani i Veprimit Institucional për periudhën gusht 2026 – tetor 2027.
Me zgjedhjen e katër prorektorëve, Universiteti Publik “Kadri Zeka” synon të forcojë qeverisjen akademike dhe të avancojë proceset e mësimdhënies, kërkimit shkencor, bashkëpunimit ndërkombëtar dhe zhvillimit institucional. /2LONLINE/
