DYLON

Këshilli Drejtues ka zgjedhur Fitore Malaj ushtruese të detyrës së Rektores në UKZ

Këshilli Drejtues ka zgjedhur Fitore Malaj ushtruese të detyrës së Rektores në UKZ
Avatar photo Redaksia

Këshilli Drejtues i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur më 31 korrik 2026, pas shqyrtimit të dorëheqjes së rektorit, Artan Dërmaku, konstatoi përfundimin e mandatit të tij.

Me qëllim të garantimit të vazhdimësisë institucionale dhe funksionimit të rregullt të Universitetit, Këshilli Drejtues, i kryesuar nga Liza Rexhepi, ka zgjedhur Fitore Malaj ushtruese të detyrës së Rektores së Universitetit Publik “Kadri Zeka”.

EkoHigjiena

Fitore Malaj është profesore në Fakultetin e Edukimit të Universitetit Publik “Kadri Zeka”. Për gjashtë vjet ajo ka ushtruar detyrën e drejtoreshës së Zyrës për Zhvillim Akademik dhe Cilësi, duke udhëhequr procese të rëndësishme në fushën e zhvillimit akademik dhe të sigurimit të cilësisë. Ajo ka qenë gjithashtu anëtare themeluese e Këshillit Drejtues, ku ka shërbyer për pesë vjet dhe ka dhënë kontribut të rëndësishëm në zhvillimin institucional, strukturat e qeverisjes dhe proceset strategjike të Universitetit.

Në fjalën e saj, ushtruesja e detyrës së Rektores, Fitore Malaj, falënderoi Këshillin Drejtues për besimin e dhënë dhe thekoi se marrjen e kësaj detyre e konsideron përgjegjësi, e jo privilegj. Ajo u zotua se do të angazhohet me përkushtim për funksionimin e mirë të institucionit, avancimin e proceseve akademike dhe zhvillimin e mëtejshëm të Universitetit Publik “Kadri Zeka”.

Këshilli Drejtues shpreh vlerësimin dhe mirënjohjen për Rektorin e deritashëm Artan Dërmakun për angazhimin dhe kontributin e dhënë gjatë ushtrimit të mandatit të Rektorit, duke respektuar vendimin e tij për të dhënë dorëheqje.

Njëkohësisht, Këshilli Drejtues i uron ushtrueses së detyrës së Rektores Fitore Malajt punë të mbarë dhe suksese në ushtrimin e detyrës së re, duke shprehur besimin se përvoja e saj akademike, drejtuese dhe institucionale do të kontribuojë në vazhdimësinë e zhvillimit dhe funksionimin e suksesshëm të Universitetit.

Universiteti Publik “Kadri Zeka” do të vazhdojë përmbushjen e përgjegjësive të tij akademike dhe institucionale, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe aktet e brendshme të Universitetit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.