DYLON

Këshilli Drejtues i UKZ-së verifikon mandatin e anëtarëve të rinj të emëruar nga MAShTI

Këshilli Drejtues i UKZ-së verifikon mandatin e anëtarëve të rinj të emëruar nga MAShTI
Avatar photo Redaksia

Gjatë mbledhjes së 11-të të Këshillit Drejtues të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, e mbajtur më 5 shkurt 2026, është bërë verifikimi i mandatit të anëtarëve të rinj të Këshillit Drejtues, të emëruar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI): Dr. Sc. Lizë Rexhepi, Mr. Sc. Antigona Keka dhe Arber Kosumi.

Mbledhja fillimisht është udhëhequr nga anëtarja më e moshuar e Këshillit Drejtues, Prof. Ass. Dr. Shejnaze Gagica, e cila pas hapjes së mbledhjes kaloi në pikën e rendit të ditës për verifikimin e mandateve të anëtarëve të rinj të KD-së. Me këtë rast, anëtarët e rinj nënshkruan edhe deklaratën etike.

EkoHigjiena

Më pas, Sekretari i Përgjithshëm i UKZ-së, z. Isa Keka, paraqiti raportin lidhur me emërimin e anëtarëve të Këshillit Drejtues nga MAShTI, raport i cili u miratua unanimisht nga anëtarët e Këshillit Drejtues.

Pas kësaj, për Kryesuese të Këshillit Drejtues të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan u zgjodh Dr. Sc. Lizë Rexhepi, ndërsa për zëvendëskryesuese u zgjodh Mr. Sc. Antigona Keka.

Rektori i UKZ-së, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, uroi anëtarët e rinj të Këshillit Drejtues për emërimin e tyre nga MAShTI, duke iu dëshiruar punë të mbarë dhe suksese në përmbushjen e detyrave në të mirë të Universitetit.

Edhe Kryesuesja e Këshillit Drejtues, Dr. Sc. Lizë Rexhepi, falënderoi të gjithë për besimin e dhënë dhe theksoi se do të angazhohet maksimalisht, së bashku me anëtarët e Këshillit Drejtues, për forcimin e qeverisjes institucionale dhe avancimin e mëtejmë të Universitetit Publik “Kadri Zeka”.

Sipas Statutit të Universitetit Publik “Kadri Zeka”, Këshilli Drejtues përbëhet nga 7 anëtarë, prej të cilëve 4 zgjidhen nga Senati i Universitetit, ndërsa 3 anëtarë emërohen nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI). /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.