DYLON

Këshilli Drejtues i UKZ-së ka bërë verifikimin e mandatit të anëtares së re të zgjedhur nga Senati

Këshilli Drejtues i UKZ-së ka bërë verifikimin e mandatit të anëtares së re të zgjedhur nga Senati
Avatar photo Redaksia

Më 10 dhjetor 2024, në ambientet e Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, u mbajt mbledhja e dytë e Këshillit Drejtues të Universitetit. Gjatë kësaj mbledhjeje, ndër të tjera, u verifikua mandati i anëtares së re të Këshillit Drejtues, Prof. Ass. Dr. Shejnaze Gagica, e cila është zgjedhur nga Senati i Universitetit.

Në këtë rast, Kryesuesi i Këshillit Drejtues, Dr. Techn. Ilir Gjinolli dhe Rektori i Universitetit, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, e uruan Prof. Ass. Dr. Shejnaze Gagica për marrjen e këtij roli të rëndësishëm. Ata theksuan rëndësinë e përkushtimit dhe bashkëpunimit në adresimin e sfidave dhe përmbushjen e objektivave strategjike të Universitetit.

EkoHigjiena

Nga ana e saj, Prof. Ass. Dr. Shejnaze Gagica shprehu mirënjohjen për besimin e dhënë dhe angazhimin për të kontribuar me përkushtim në zhvillimin e mëtejshëm të Universitetit. Ajo theksoi rëndësinë e arritjeve të përbashkëta dhe adresimin e prioriteteve strategjike për të ardhmen.

Sipas Statutit të Universitetit Publik “Kadri Zeka”, Këshilli Drejtues është organi më i lartë vendimmarrës dhe qeverisës i Universitetit. Ky trup përbëhet nga shtatë anëtarë, ku katër zgjidhen nga Senati i Universitetit dhe tre të tjerë emërohen nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI).

Roli i Këshillit Drejtues është strategjik dhe përfshin mbikëqyrjen e funksionimit të Universitetit, miratimin e politikave të përgjithshme dhe sigurimin e zhvillimit të qëndrueshëm të institucionit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.