/2L ONLINE/ – Burimet e Portalit 2L ONLINE, bëjnë të ditur se ka përfunduar takimi i Këshillit Drejtues të PDK-së Dega në Gjilan, dhe përmes votës është konfirmuar Zenun Pajaziti, për kryetar dege, që ishte zgjedhur në këtë post ditë më parë nga kryesia e degës, por që kishte zëra që kontestonin zgjedhjen e tij duke thënë se për këtë do të duhej të vendoste Këshilli drejtues. Siç mësohet pas një debati të gjerë, me shumicë votash Zenun Pajaziti konfirmohet në posti ne të parit të PDK-së në Gjilan. /2L ONLINE/