DYLON

Këshillat që ju duhen për një shtatzëni të shëndetshme

Avatar photo Redaksia

Shtatzënia është pjesa më e rëndësishme, e cila kërkon një kujdes të veçantë, është e rëndësishme, që gjatë kësaj periudhe femrat shtatzana të bëjnë shumë ushtrime fizike dhe të përdorin ushqime të shëndetshme.

Ushqimi i shëndetshëm dheushtrimet do t’ju ndihmojnë të ktheheni më shpejtë në formë të mirë pas lindjes. Me mbajtjen e stilit të shëndetshëm të jetesës dhe qëndrimin pozitiv ndaj jetës do të përvetësoni rolin e nënës së re.

EkoHigjiena

Këtë formulë për shtatzëni të shëndetshme e ka krijuar dr. Sears, ndërsa qëllimi i saj nuk është trupi i modelistes pas lindjes e as mbajtja konstante e fëmijës në duar. Disa nga këshillat që nevojiten për një shtatzani të shëndetshme janë;

Stili i jetesës

Kjo ka të bëjë me vendimet tuaja se si do ta organizoni kohën në mes punës, relaksimit dhe gjumit, si edhe vendimit që ka të bëjë me konsumimin e alkoolit, duhanit ose ilaçeve. Zgjidhja juaj nuk ka të bëjë vetëm me shtatzëninë, por do të ketë ndikim të madh edhe në shëndetin tuaj dhe shëndetin e fëmijës suaj paslindjes.

Ushqimi i shëndetshëm

Nëse dëshironi të arrini ushqyerje të balancuar e cila do t’ju ofrojë të gjithë nutrientët e nevojshëm juve dhe fëmijës bëni kujdes në ushqim dhe çdo gjë që konsumoni.

Ushtrimet

Aktiviteti fizik është i rëndësishëm për trupin, ashtu si edhe shëndeti psikik. Sidomos në kohën e shtatzënisë ose gjatë përshtatjes për amësi. Ushtrimet e rregullta do t’ju ndihmojnë që të ndiheni më mirë me trupin tuaj dhe do t’ju mundësojnë gjumë më të mirë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.